Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ish-kryetarja e Preshevës, Sinani: Z.Escobar dhe z.Lajçak, ju ftoj që të na takoni edhe neve, të zgjedhurit e shqiptarëve në Serbi

Gazeta10
26 August 2022 - 10:57

Ish-kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka ftuar dy përfaqësuesit e lartë perëndimor, Garbiel Escobar si dhe Miroslav Lajçak, që t’i takojë dhe ta, raporton Gazeta10.

“Z.Escobar dhe z.Lajçak, ju ftoj që të na takoni edhe neve, të zgjedhurit e shqiptarëve në Serbi. Për t’na dëgjuar. Së paku”, ka shkruar ajo.

Sinani ka thënë se kjo qasje mund t’i ndihmojë qarqet që po nxisin destabilizimim e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

“Kjo qasje madje edhe mund të kontribuojë në dërgimin e mesazheve të gabuara për qarqet që po nxisin destabilizimin e gjendjes së sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, sikurse tash në veriun e Kosovës”.

Tutje, Sinani, ka thënë se shqiptarët në Serbi po jetojnë si të diskriminuar dhe të shtypur.

“Shqiptarët në Luginën e Preshevës në veçanti dhe ata në Serbi në përgjithësi, si komunitet joshumicë, mbeten të diskriminuar dhe të shtypur. Këtë e konfirmojnë me dekada edhe raportet e ndryshme zyrtare të instancave të Bashkimit Evropian dhe të administratave respektive amerikane”.

Tutje, si një nga problemet madhore ajo ka përmendur mosnjohjen e diplomave teksa duke e potencuar rëndësinë politike të Luginës së Preshevës, Sinani ka thënë shumë tema të tyre ndërlidhen me dialogun Kosovë-Serbi.

“Shumë të diplomuarëve shqiptarë në universitetet e Kosovës, shtetas të Republikës së Serbisë, nuk ju njihen diplomat për rreth 15 vite me radhë. Ky është vetëm njëri prej problemeve që ndërlidhet me raportet Kosovë-Serbi. Shumë çështje që trajtohen në dialogun Kosovë-Serbi kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me Luginën e Preshevës si rajon, e me shqiptarët e Serbisë në përgjithësi”, ka thënë ajo.

Sinani ka thënë se nuk është produktive që në dialogun Kosovë-Serbi të përfshihen si temë serbët e Kosovës por jo edhe shqiptarët në Serbi.

“Prandaj është kundërproduktive që në një proces normalizimi të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë të përfshihet çështja e komunitetit joshumicë serb të Kosovës dhe jo edhe çështja e komunitetit joshumicë shqiptar në Serbi”, ka thënë Sinani. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.