Gazeta10

Ish-ministri i Integrimit i Kosovës: Osmani do kthehet duarbosh nga Brukseli!

Bekim Çollaku, ish-ministër i Integrimi i Kosovës tha në një intervistë për Euronews Albania se presidentja Vjosa Osmani nuk do të sjellë asnjë arritje konkrete për vendin nga samiti i BE që po mbahet në Bruksel.

Çollaku u shpreh se kërkesa e vetme që do të ketë Osmani do të jetë ajo për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës, që siç tha nuk do të ndodhë pa plotësimin e të gjitha kërkesave zyrtare të BE.

“Kërkesa e vetme që do bëjë Vjosa Osmani do jetë pezullimi i masave ndëshkuese ndaj Kosovës, por me konkluzion e djeshme të këshillit të ministrave të BE u bë e qartë se ato masa do vazhdojnë të mbesin në fuqi derisa Kosova të plotësojë të gjitha kërkesat zyrtare të BE për uljen e tensioneve në veri dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në komunat veriore. Ka pasur hapa konkretë nga institucionet e Kosovës, por hapi vendimtar është ai për mbajtjen ne zgjedhjeve në komunat në veri.

Me keqardhje them se nuk do ketë asgjë konkrete dhe BE ja ka lënë Borrell që në të ardhmen përmes një raporti konkret ta informojë këshillin nëse do ketë progres konkret nga Kosova. Ndaj them që presidentja do kthehet duarbosh”, tha ish-ministri.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
Faton12
A e dini që e dashura e Faton Hajrizit, është vajza e komandantit të njohur të UÇK-së?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
Hh
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur