
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, me një postim në Twitter ka treguar se presidenti i SHBA-ve, Joe Biden i ka kërkuar ambasadorit të SHBA-ve në Serbi, Chrisopher Hill të shërbej në Ballkan.
Selimi ka thënë se Biden i ka kërkuar Hill që të kthehet nga pensionimi për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshje paqeje afatgjatë mes Kosovës dhe Serbisë.
“Pak njerëz e dinë se Presidenti Biden i ka kërkuar personalisht Ambasadorit Hill që të kthehet nga pensionimi dhe të shërbejë në Ballkan për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshje paqeje afatgjatë mes Kosovës dhe Serbisë. Hill ka qenë i dërguari kyç në Rambuje& Doktor Honoris Causa i Universitetit të Prishtinës”, shkruan Petrit Selimi./Gazeta10.