Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ish ushtari i UÇK-së, padit ministrin shqiptar: Shkeli ligjin duke pranuar kërkesën e Speciales (Dokument)

Gazeta10
08 December 2023 - 12:11

Ish luftëtari UÇK-së i cili pak javë më parë fitoi lirinë, kallëzon për shpërdorim detyre Ulsi Manjën. Sipas Dritan Goxhaj, Manja pranoi padrejtësisht praktikën për arrestim e më pas ekstradim të Goxhaj për llogari të Gjyjatës Speciale të Kosovës e cila heton e gjykon krimet e luftës.

“Në rastin konkret z.Ulsi Manja në detyrën e ministrit  jo vetëm që pranon një letër porosi pa u përcjellë praktika e ardhur për ekstradim nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës me nënshkrimin përkatës të titullarit të saj, por pamvarësisht eksperiencës së tij të mëparshme  ligjore si prokuror i Prokurorisë së Shtetit, pranon një kërkesë për ekstradim drejt Mbretërisë së Vendeve të Ulëta Hollandë, i vetëdijshëm që Shteti Shqiptar nuk ka asnjë marëveshje ekstradimi me shtetin e Hollandës”, thuhet në kallëzimin penal të siguruar nga WebLajm.

“Duke qënë se Z.Ulsi Manja jo vetëm si Ministër i Drejtësisë por edhe si Deputet i Parlamentit Shqiptar ka dijeni të plotë se Parlamenti Shqiptar nuk ka ratifikuar dhe as e ka bërë ndonjëherë pjesë së marëveshjes së ekstradimit me Kosovën,  Ligjin Special mbi të cilin janë ngritur Dhomat Speciale të Kosovës, si dhe bazuarK mbi të gjitha sa më lartë” thuhet mes tjerash aty.

Ish ushtari Dritan Goxhaj ishte arrestuar muaj më parë në Tiranë me kërkesë të Speciales, por pas disa javësh u la i lirë meqë gjykatat shiqiptare nuk aprovuar ekstradimin e tij. /Gazeta10

Kallëzimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.