Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Ishte i maskuar e me veshje ushtarake” – Dëshmitari tregon detaje për vrasjen në Skënderaj

Gazeta10
10 August 2023 - 13:40

Një nga dëshmitarët e vrasjes së mbrëmshme në Runik të Skënderajt, Musa Gashi, ka treguar detaje për ngjarjen tragjike.

Ai ka thënë për Kohën se një person ka shtënë me armë zjarri. Ai ka qenë i maskuar dhe ka pasur një xhup ushtarak.

Sipas tij, ai nuk ka pasur një objektiv, por ka shtënë në drejtim të të gjithëve, duke shtuar se personi i parë i cili ka rënë në tokë, ka qenë kamerieri, apo djali i pronarit të lokalit, i cili ka vdekur.

Gashi ka shtuar se ky lokal ka çdo natë muzikë dhe nuk ushtron aktivitet të prostitucionit.

“Mbrëmë fatmirësisht nuk kemi qenë më shumë se 10-12 persona”, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.