Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Islami: Arkitektura e sigurisë në Kosovë mbetet e pacënueshme pavarësisht vonesave në formimin e institucioneve

Gazeta10
14 June 2026 - 12:53

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar ndaj, siç i ka quajtur ai, skepticizmit në Kosovë dhe Serbi lidhur me vonesat eventuale në konsolidimin e institucioneve të reja.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Islami ka theksuar se sistemi i sigurisë në Kosovë mbetet funksional dhe në gatishmëri të plotë për të ushtruar kompetencat e tij ligjore.

“Pavarësisht vonesave eventuale në konsolidimin e institucioneve të reja, arkitektura e sigurisë në Kosovë mbetet e pacënueshme. Sistemi institucional i sigurisë është në gatishmëri të plotë për të ushtruar kompetencat e tij ligjore, duke garantuar rend dhe qetësi publike”, ka shkruar Islami.

Ai ka theksuar se mekanizmat e sigurisë funksionojnë mbi parimin e vazhdimësisë shtetërore, duke shtuar se mbrojtja e rendit kushtetues dhe e sovranitetit të Kosovës mbetet prioritet absolut.

Sipas Islamit, proceset politike në vend nuk ndikojnë në funksionimin e institucioneve përgjegjëse për sigurinë dhe ruajtjen e stabilitetit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.