Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Islami: Deklaratat nga Beogradi, dëshmi se balanca ushtarake mbetet faktor kyç për paqe dhe stabilitet në rajon

Gazeta10
05 July 2026 - 17:28

Profesori i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar pas deklaratave të fundit nga Beogradi, duke i cilësuar ato si sinjal se qëndrimet ndaj Kosovës mbeten të pandryshuara.

Ai kujton deklarimet e mëhershme të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili sipas tij kishte folur për pritjen e “rrethanave të favorshme” për ndërhyrje në Kosovë, ndërsa thekson se edhe figurat politike si Vojislav Sheshel vazhdojnë me retorikë të ashpër dhe kërcënuese ndaj shqiptarëve.

Sipas Islamit, këto deklarata tregojnë se në skenën politike serbe ekziston një qasje e unifikuar ndaj Kosovës, pavarësisht dallimeve të brendshme politike.

Ai shton se Kosova duhet të forcojë kapacitetet e saj të sigurisë, duke përfshirë Policinë, AKI-në dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke theksuar se balanca ushtarake mbetet faktor kyç për paqe dhe stabilitet në rajon.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.