Një diskutim i fortë është zhvilluar në studion e emisionit “Raport” në Kanal1o, mes Basri Bekës dhe Nafil Maliqit teksa po diskutohej se a ka islamofobi apo shqiptarofobi.
Basri Beka nga Shoqata Historia, ka thënë se në Kosovë nuk ka islamofobi por shqiptarofobi.
“Nuk ka islamofobi po ka shqiptarofobi të lutem, nuk ka pas kurrë nihere, sepse myslimanët nuk mund të jenë të diskriminuar në Kosovë kur pretendojnë se janë shumica”, ka thënë Beka.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Maliqi, i cili tha se edhe pse 95 për qind janë mysliman, në Kosovë ka islamofobi.
“Pak respekt se të dëgjova, këtu në Zvicër 95 për qind nuk janë mysliman por nuk ka ifslamofobi respektohet, atje në Kosovë 95 për qind janë mysliman dhe ka islamofobi”, ka thënë Maliqi. /Gazeta 10/