Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ismaili i prerë: E lë politikën nëse nuk realizohen 90% të premtimeve të mija

Gazeta10
03 Tetor 2025 - 9:17

Uran Ismaili, kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK-ja, ka thënë se nëse nuk i realizon 90% të premtimeve të tija, nëse del i pari në zgjedhje, do ta lë politikën.

Ai ka pohuar se nëse nuk i qëndron fjalës që e dha për Prishtinën, nuk mund t’i qëndrojë pas as edhe për qytetet tjera nëse kandidon.

“Kam thënë se nëse nuk i realizoj 90% të premtimeve të mija nuk kërkoj më votë. Votë, i kthehem jetës private, më nuk marrë pjesë në politikë. Pra, kjo është në qoftë se 90% të projekteve nuk i realizoj në Prishtinë. Nëse nuk i qëndroj besnik qytetit tim, po mendoni se ju qëndroj qyteteve të tjera”, tha Ismaili.

Ismaili shtoi se premtimet e tija për Prishtinën janë të bazuara në problemet e menjëhershme që ballafaqohen qytetarët e kryeqytetit.

“Pra, nëse nuk i realizoj premtimet e mia, 90 për qind, në fund të mandatit dal dhe e mbajë një konferencë për media, ku i tregoj shkaqet e mia dhe ju them faleminderit shumë, ishte nderi i jetës sime”, tha Ismaili. /Klankosova.tv

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.