Mbrojtësi shqiptar i Empolit në serinë A, Ardian Ismajli po kalon një moment të jashtëzakonshëm në këtë fillim sezoni. Mbrojtësi shqiptari ishte vendimtar në javën e fundit, ku skuadra e tij fitoi 0-2 ndaj Cagliari-t në transfertë.
Ismajli ishte i pakalueshëm në mbrojtje dhe në fund Empoli ia doli të mbajë portën e paprekur. Falë paraqitjes së shkëlqyer, Ismajli është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës nga “WhoScored”.
27-vjeçari ishte lojtari i ndeshjes në Cagliari-Empoli, ndërsa është zgjedhur në 11-shen më të mirë të javës, me emra si Dimarco i Interit apo Reijnders i Milanit.