Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ismet Haxha për tentim atentatin ndaj tij: Kujt keq si kam ba, përveç Serbisë

Gazeta10
19 September 2022 - 20:31

Ismet Haxha është një nga personat që u përmend në dokumentin e Njësisë Kundër Terrorizmit të Policisë së Kosovës.

Ai pas publikimit të dokumentit sot, ka thënë se shërbimet sekrete të Serbisë mund të qëndrojnë prapa këtij plani.

“Unë e kam pasur një informatë nga policia. Në fillim të vitit 2022 më kanë njoftuar se antiterrorizmi ka një informatë se është përgatitur një vrasje ndaj meje, Xhavit Halitit dhe Albin Kurtit”.

“Meqenëse as ata nuk kanë qenë 100 për qind të sigurt, veç me kanë paralajmëruar që të kem kujdes në lëvizje”.

Haxha shton se tani, për herë të parë, e ka mësuar emrin e personit të dyshuar për hartimin e këtij plani.

“Sipas të gjitha gjasave, kjo mund të vijë nga shërbimet e Serbisë. Unë kam qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Qysh kam vepruar deri më tani, kështu do të veproj edhe tash e tutje. Askujt keq nuk i kam bërë, përveç Serbisë”, ka thënë ai për Klan Kosovën.

https://www.youtube.com/watch?v=19uYrDfmQ34

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.