Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Isufi: Ballkani – Ferizaj, mund të ketë befasi

Gazeta10
14 May 2023 - 23:03

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Tahir Batatina (KF Llapi), Xhengiz Rexhepi (KF Liria), Granit Begolli (KF Feronikeli ‘74) dhe Kastriot Rexha (ish-futbollist).

Gjatë diskutimit për Superligën e Kosovës, duke përmendur ndeshjen Ballkani – Llapi, Bekim Isufi ka thënë se pas kësaj ndeshje Ballkani ka dy finale për t’i luajtur.

“Gjërat janë komplikuar për ekipet, Ballkani lufton për titull, gjersa Ferizaj lufton për mbijetesë, andaj në këtë ndeshje mund të ketë edhe befasi.”, tha Isufi.

Tutje, ish-trajneri e opinionisti i “Kampionët” foli për ndeshjet e ardhshme edhe të Dritës.

“Pos Ballkanit, ndeshje të vështirë ka edhe Drita ku do të përballet me Malishevën që ka synim mbetjen në ligë, andaj mendoj që asgjë nuk ka përfunduar.”, përfundoi Isufi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.