
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Superligës së Kosovës.
Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Muhamet Dragusha, Liridon Kukaj dhe Blendi Memaj.
Gjatë diskutimit në studio, foli edhe Bekim Isufi.
“Ballkani këtë sezon po tregon paraqitje shumë të mira, madje edhe më mirë se sezonin e kaluar, shkaku i thellësisë në skuadër.”
Tutje, ai pati disa fjalë të mira për grupin e lojtarëve të Ballkanit.
“Pjesë e Ballkanit është një grup shumë kualitativ i lojtarëve, andaj Ballkani po korr sukseset e sotme që po i gëzon” – përfundoi ai.