
Gjatë diskutimit rreth shpalljes së Ballkanit kampion në Superligën e Kosovës, Bekim Isufi tha se Ballkani u shpall kampion me meritë.
“Ballkani u shpall kampion I Kosovës me shumë meritë, është shumë e vështirë mbrojtja e titullit kampion. Nuk ka bërë lojë të mirë, mirëpo në momente të caktuara e menaxhoi shumë mirë situatën.”, tha ai.
Tutje, ai foli edhe për sezonin e ardhshëm, dhe rivalitetin e Ballkanit me Dritën.
“Unë mendoj se vitin e ardhshëm po ashtu edhe Ballkani edhe Drita do të luftojnë për titullin e kampionit, pasi kanë skuadra shumë të mira.”, përfundoi ai.