Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Isufi: Drita fitoi më me lehtësi ndaj Prishtinës sesa që pritej

Gazeta10
23 April 2023 - 23:06

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me analistë të përhershëm Faruk Statovci e Bekim Isufi. Të ftuar janë: Albin Prapashtica, Arbër Prekazi dhe Taulant Dajaku.

Gjatë diskutimit për ndeshjen mes Dritës dhe Prishtinës, Bekim Isufi tha se është pritur më shumë nga skuadra e Prishtinës.

“Një Prishtinë që kemi pritur më shumë pas rifillimit të punës së trajnerit Curri. Pas fitores në kupë pritëm një ndeshje më të mirë.”, tha fillimisht Isufi.

Tutje, ai tha se Drita fitoi këtë ndeshje më lehtë se sa që pritej.

“Drita fitoi më me lehtësi sesa që pritej ndonëse nuk pati spektakël. Mbetja pa trajner nuk të jep kohë për të fituar me spektakël. Drita kishte më shumë nga loja dhe fitoi këtë ndeshje me plotë meritë.”, përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.