
Në emisionin “Kampionët”, i cili transmetohet çdo të diel të ftuar në studio janë: opinionistë të përhershëm, Faruk Statovci e Bekim Isufi, gazetari i sportit, Alban Lumi dhe zëdhënësi i KOK-ut, Kushtrim Krasniqi.
Gjatë diskutimit për ndeshjen Drita – Trepça ’89, Isufi ka thënë se bardhekaltërit duhet të ndihen me fat për pikën e fituar ndaj mitrvocasve.
“Drita duhet të ndihet me fat që morri një pikë në ndeshjen ndaj 89-shit. Nuk ishte kjo Drita që jemi mësuar ta shohim”, tha Isufi.
Tutje, Isufi tha foli pak edhe për skuadrën e Trepçës ’89.
“Skuadër me emra të rinj, ka talenta në skaudër, ka kualitet, mirëpo këtë skuadër e penalizon eksperienca”, përfundoi trajneri Isufi.