
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Artan Osmani, Blendi Memaj, Kushtrim Gashi dhe Muhamet Dragusha.
Gjatë diskutimit për rastin e Prishtinës që nuk u licencua e problemin me “Plisat”, foli edhe analisti i përhershëm i emisionit, Bekim Isufi.
Ish-trajneri i shumë skuadrave në Kosovë, Isufi tha sjellja e tifozëve ndaj lojtarëve të Prishtinës ishte gabim.
“Ajo sjellje e “Plisave” ndaj lojtarëve ishte gabim, pasi në fund të ndeshjes, tifozët është dashtë t’i përshëndetin ata pas ndeshjes finale ndaj Gjilanit”, tha ai.
Në diskutim e tutje, Isufi tha marrëdhenia klub – tifozë duhet të jetë e mirë.
“Futbolli luhet për tifozë, marrëdheniet mes klubit e tyre duhet të jetë e mirë”, përfundoi ai.