Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Isufi: Kam tentuar disa herë ta afrojë Rrahmanin në ekipin që po udhëheqja

Gazeta10
07 May 2023 - 22:40

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Avni Haxhiu (KF Trepça), Bekim Shotani (trajner), Hilmi Veliu (fotograf) dhe Mentor Zhdrella (ish-futbollist).

Gjatë diskutimit për të kaluarën e futbollistit kampion në Serie A këtë sezon, Amir Rrahmani, Bekim Isufi ka thënë se gjatë karrierës së tij ka qenë i interesuar për shërbimet e kapitenit dardan.

“Gjatë fillimit të karrierës së tij, kam pasur disa herë kontakte me Rrahmanin për ta transferuar në klubin ku unë isha trajner.”, kishte thënë trajneri Isufi.

Tutje, Isufi foli edhe për sezonin e Rrahmanit te Napoli.

“Ky sezon ishte plot mund e përkushtim nga Rrahmani. Fitoi besimin e trajnerit dhe klubit dhe mendoj se ishte një figurë kyçe e këtij Napoli, që u shpall kampion.”, vazhdoi Bekim Isufi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.