
Gjatë diskutimit për ndeshjen e barazhit mes Lirisë e Ferizajt, të cilën e fituan prizrenasit, foli edhe Bekim Isufi.
Trajneri kosovar tha se Liria ishte më e relaksuar në këtë ndeshje.
“Liria ishte e mirë organizuar në mbrojtje dhe mendoj se ishte më e relaksuar se Ferizaj në këtë ndeshje. Këta të fundit kishin problem në krijimin e rasteve.”, tha ai.
Tutje, Isufi potencoi edhe gabimin e Ferizajt, ku sipas tij ishin zëvendësimet e hershme.
“Zëvendësimet e hershme të Albin Krasniqit dhe Edon Sadriu mendoj se ishin gabimet e trajnerit të Ferizajt në ndeshjen e sotme.”, vazhdoi ai.
Me fitoren e sotme, Liria u inkuadrua në Superligë pas 4 vitesh mungesë.