
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Superligës së Kosovës.
Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Muhamet Dragusha e Bekim Shotani. Në lidhje direkte është i ftuar edhe Valon Zymberi, drejtor sportiv i Dritës.
Bekim Isufi tha se sa kishte qenë pjesë e Dritës si lojtar dhe trajner, derbi është ndjerë më ndryshe.
“Më herët derbi i Gjilanit ndjehej një javë para ndeshjes e më pas edhe një javë pas ndeshjes, mirëpo tash mendoj se nuk ka hijeshi” – tha ai.
Tutje, Isufi potencoi edhe arsyen kryesore të kësaj situate.
“Arsyeja kryesore e humbjes së hijeshisë është edhe zhvendosja e derbit në disa qytete e për këtë mendoj se janë fajtorë edhe dy klubet e qytetit” – përfundoi ai.