
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Artan Osmani, Blendi Memaj, Kushtrim Gashi dhe Muhamet Dragusha.
Gjatë diskutimit për ndeshjet e Kosovës dhe rastin e Arbnor Mujës, foli Bekim Isufi.
“Arbnor Muja është dashtë të pres për momentin e tij te Kosova, nuk ka qenë i duhur reagimi i tij”, tha Isufi.
Muja nuk është ftuar te Kosova për ndeshjet e qershorit që “Dardanët” I zhvillojnë ndaj Rumanisë e Bjellorusisë.