
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Superligës së Kosovës dhe trendit të shkarkimeve të trajnerëve në futbollin kosovar.
Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Behar Maliqi, Kastriot Rexha e Taulant Dajaku.
Në lidhje direkte u paraqitën edhe Lulzim Abazi, president i KF Ferizaj dhe Shefki Dauti nga KF Vjosa.
Gjatë diskutimit në studio, foli edhe Bekim Isufi, analist i përhershëm i emisionit “Kampionët”.
“Nëse nuk po i arrijnë objektivat, po krijohet përçamja në ekip e po pason shkarkimi i trajnerit, nuk është një dukuri e mirë që të shkarkohet trajneri pas 5 ose 6 xhirove” – tha ai.
Tutje, ai pati edhe një fjalë për disa trajnerë.
“Trajnerët kosovarë duhet të bazohen e t’u rrijnë pas fjalëve që i premtojnë, pasi po dalin qesharak në opinion kur nuk po i arrijnë rezultatet e pritura” – përfundoi ai.