Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ja çfarë do të bënte Holanda nëse do të kishte probleme si të Kosovës në veri?

Gazeta10
04 July 2023 - 11:45

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte në konferencë për media i’u  është përgjigjur në pyetjen se çfarë do të bënte nëse në Holandë  do të kishte probleme sikurseKosova në veri,

Ai është shprehur  se ndryshon konteksti i rrethanave këtu. Rutte deklaroi se kohëve të fundit në Kosovë ka pasur tensione, ku lidhur me atë se çfarë do të bënte ai në vendin e tij, tha se dihet përgjigja.

Rutte edhe njëherë bëri thirrje që të deskalohet situata.

“Pyetja juaj është e përgjithshme se çfarë do të bëja unë në rastin e vendit tim. Çështja është në kontekstin e interpretimit të asaj se çfarë ka ndodhur në javët edhe muajt e fundit në rajon e kjo është shqetësues në të dyja rastet. E nëse do i përgjigjesha pyetjeve hipotetike, se çfarë do të bëja unë nëse diçka e tillë do të ndodhte ju e dini përgjigjen. Por çështja është në kontekstin e konflikti te tensionit këtu, dhe po e them edhe nihere shkoni hap pas hapi, ta deskalojmë situatën dhe të gjithë që duan të ndihmojnë këtu Borrelli dhe të tjerët, janë këtu për deskaluar situatën, por duhet të bëhet në të njëjtën kohë”, deklaroi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.