
Gara për Pejën ka përfunduar dhe tashmë dihet edhe kryetari që do të prijë edhe për një mandat katërvjeçar.
Kandidati nga LDK-ja Gazmend Muhaxheri ka marrë shumicën e votave edhe nga diaspora.
Muhaxheri ka marrë 303 vota ose 56.22 për qind, ndërsa Taulant Kelmendi nga LVV-ja 236 vota ose 43.78 për qind.
Nga numërimi i votave me kusht, Kelmendi ka marrë 14, ndërsa Muhaxheri 8 vota.
Gazmend Muhaxheri ka fituar mandatin e radhës me 61.09 për qind ose 20.043 vota, ndërsa Taulant Kelmendi 38.91 për qind ose 12.766 vota.