
Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq ka deklaruar në Politiko se nënkryetarin e Listës Serbe Milan Radojçiqin e ka takuar vetëm disa herë dhe ai sipas tij, nuk ka aq shumë fuqi në veriun e vendit, sa e paraqesin mediat.
Ish-ministri serb në Qeverinë e Kosovës tha se pas largimit të tij nga Lista Serbe, tani udhëheq një politikë të pavaruar nga ky subjekt politik dhe nga Radojçiqi, shkruan Gazeta10.
“Unë Milan Radojçiqin e kam parë disa herë. S’më kujtohet saktë sa herë e kam takuar. Mendoj që Ramush Haradinaj është mik shumë më i mirë sesa unë me të, e njeh shumë më mirë. Kjo mua s’më intereson. Pse është në listën e zezë amerikane, s’më intereson. Unë në vitin 2015 në konfliktin e brendshëm politik të Listës Serbe, nga një grupacion që ka udhëhequr në atë kohë Milan Radojiçiqi, e kam humbur atë luftë. Unë një kohë kam qenë në qeverinë e Serbisë, pastaj kam themeluar partinë time.”, deklaroi Jabllanoviq. /Gazeta10