Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Jahjaga: Shqetësim seksizmi në Parlament

Gazeta10
07 March 2023 - 12:20

“Seksizmi në politikë është një fenomen edhe më i shprehur nga ç’duket. Është aq prezent dhe i përbrendësuar në sistem, sa që është i normalizuar, ç’është më e keqja. Atë e gjejmë brenda partive politike, në parlament, në analiza të ekspertëve, e në media’’.

Këto ishin fjalët e presidents Atifete Jahjaga, në FemFest që është organizuar nga Bash Art me datën 6 mars në Tiranë, ku u diskutua tema “Seksizmi në politikë”.

Seksizmi në politikë si temë u diskutua nga një panel i vecantë që bëri bashkë politikane, aktiviste dhe ambasadore që ndanë eksperiencat e tyre individuale dhe bënë thirrje për mbështetjen e grave dhe vajzave në politikë. Prezente ishin edhe Rrjeti i Grave të Kosovës.

Ndërkaq nga përvoja individuale presidentja Jahjaga ka treguar kohën kur shërbente si e para e vendit, duke thënë se nuk ishte aspak e lehtë.

‘’Kur ju them që nuk ishte i lehtë, nuk e kam fjalën për vështirësinë e të drejtuarit një shtet, sepse për atë isha e pregaditur profesionalisht dhe psikologjikisht – e dija se cilat ishin detyrat, obligimet, e sfidat e detyrës. Por, ajo për të cilën nuk isha gati ishte seksizmi i shprehur kundrejt meje në shumë fronte, e nga pothuaj secili entitet i shoqërisë. Më vjen shumë keq që 12 vite pas marrjes sime të mandatit, gjërat nuk kanë ndryshuar aspak’’, tha ajo!

Pjesëmarrësit theksuan gjithashtu se gratë nuk duhet të trajtojnë seksizmin në politikë, por kjo është diçka që burrat dhe mediat duhet të bëjnë, drejt krijimit të një shoqërie më etike dhe demokratike. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.