Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka paralajmëruar se ështhë njëri prej favoritëve për kryetar të PDK-së, në zgjedhjet e brendshme të këtij subjekti kurdo që ato të mbahen.
Berisha në Politiko shtoi se PDK aktualisht është stabile, dhe se pret që gara elektorale pë krijimin e strukturave të brendshme, të jetë me figura të reja, shkruan Gazeta10.
“Në PDK funksionojnë të gjitha organet. PDK është stabile. Kur t’i vije radha procesit partiak zgjedhor, do të ndodh. Edhe unë jam favorit për kryetar të partisë. Do të jetë garë elektorale për krijimin e strukturave me njerëz të ri, dhe do të ketë me siguri kanditat të ri për kryetar. Dhe nëse z.Krasniqi vërtetë vlerësohet se ka bërë një punë të mirë dhe të shkëlqyer, do të mbetet kryetar”, tha tutje deputeti Berisha./Gazeta10