Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Janë caktuar koordinatorët për veprat penale kundër integritetit seksual në të gjitha prokuroritë

Gazeta10
13 September 2022 - 10:44

Me kërkese të ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, janë caktuar koordinatorët për veprat penale kundër integriteti seksual në të gjithë prokuroritë e vendit, raporton Gazeta10.

Gjithashtu, Koordinator përgjegjës për të gjitha prokuroritë është caktuar një prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

“Qëllimi i caktimit të koordinatorëve është që këto raste të trajtohen me prioritet të shtuar gjatë punës së institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe rrjedhimisht të koordinohet puna për trajtimin sa me efikas të këtyre rasteve në të gjitha fazat e procedurës penale”, thuhet në njoftim./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.