Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Jasharaj deklaroi se s’ka marrëveshje, pas pak Kurti i drejtohet qytetarëve

Gazeta10
13 September 2022 - 10:30

I pari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se nuk ka arritur marrëveshje në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, të përfunduar para pak minutash, raporton Gazeta10.

Jasharaj ka thënë se nuk ka ndryshime pavarësisht se takimi ishte përmbajtësor.

“Takimi ishte përmbajtësor por për momentin nuk kemi asgjë ndryshime”, ka thënë ai.

Takimi Jasharaj-Kurti ka filluar dikur rreth orës 8:25 minuta dhe ka përfunduar para pak minutash.

Zyra e kryeministrit Kurti ka paralajmëruar konferencë për media në orën 11:00 ku Kurti së bashku me ministrin e financave, Hekuran Muratin, si dhe ministren e arsimit, Arbërie Nagavci, do t’i drejtohen qytetarëve lidhur me rezultatet nga takimi që është mbajtur.

Kujtojmë se punëtorët e arsimit në Kosovë ka disa ditë që janë në grevë për shkak se Qeveria e Kosovës nuk ka plotësuar kërkesat e tyre.

Ministria e Financave fillimisht ua ka ndalur pagat grevistëve më pas është tërhequr nga ky vendim pasi kishte një reagim të ashpër nga shoqëria civile dhe subjektet opozitare. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.