Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Jasharaj thotë se fajtor nuk janë mësimdhënësit për rezultatet e ulta të testit PISA

Gazeta10
02 Tetor 2022 - 14:47

Rezultatet e testit “PISA”, shpeshherë merren si matës për nivelin e arsimit në vend. Së fundmi, edhe kryeministri Albin Kurti ishte kritikë për mësimdhënësit, duke akuzuar se po prodhohen analfabetë funksionalë, shkruan KosovaPress, transmeton Gazeta10.

Por, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, thotë niveli i dobët i nxënësve nuk është për fajin e mësimdhënësve. Ai ka thënë se deklarata të tilla janë të pamatura.

“Deklarata duken të këqija ky 67% të nxënësve janë dalë analfabetë, kurse disa dolën me deklarata të pabazuara më të këqija, se mësimdhënës ka analfabetë. Ato janë fyerje, shpifje, në këtë situatë duhet të ulemi bashkërisht t’i shohim ku janë të metat”.

“Të metat janë se shkollat tona nuk janë furnizuar me mjete bashkëkohore të punës, ende punohet me shkumës dhe shpuzë. Të shohim cila është disiplina e shkollës, a është e pavarur shkolla apo ka ndërhyrje nga jashtë qoftë nga politika, pastaj të shohim tekstet shkollore, a janë më të qëlluarat dhe a korrespondojnë me plan programin”, theksoi Jasharaj./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.