Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Jasharaj thotë se sinqeriteti i tij ka bërë që të sulmohet për ndodhit e fundit

Gazeta10
21 September 2022 - 10:52

Gjatë konferencës për media, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashar, duke folur për grevën dhe kush është fajtori e që sipas tij është kryeministri I vendit, Albin Kurti, pati edhe disa fjalë dashamirëse për veten, raporton Gazeta10.

Ai tha se është person I sinqertë dhe kjo I ka kushtuar që të sulmohet dhe njëkohësisht të bëhet hero I kohës pa dëshirë.

“Mësimdhënësit në Kosovë e dinë kush është Rrahman Jasharaj, edhe qytetarët e kanë kuptuar. Jam i sinqertë. Naiviteti dhe sinqeriteti im po më kushtojnë nganjëherë me këto fjalët vëlla, por më vjen mirë që edhe kur të vdes do të më mbesin do fjalë të mia. Do njerëz në qytet tash po bëjnë hajgare me fjalën vëlla. Ja arritja e Kurtit që ta bëjë të vlefshme fjalën vëlla. Duke më sulmuar pa dashtë unë po më bëni hero të kohës të cilën nuk e kam dashtë. Do të shkoj në varr si hero i kohës së shekullit të 21 dhe të kohës kur kryeministri i nderuar ishte Albin Kurti”, tha ai./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.