Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Jashari shpreh gatishmërinë e FSK-së për mbështetje të Ukrainës

Gazeta10
26 April 2024 - 19:06

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në takimin virtual, të 21-tin me radhë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, të udhëhequr nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin III.

Komandanti i FSK-së, Gjeneral Jashari edhe një herë shprehu gatishmërinë e FSK-së për mbështetje të Ukrainës në përballje me agresionin rus.

“Takimi u fokusua në vazhdimin e asistencës ushtarake për forcat e armatosura të Ukrainës. 

Shtetet anëtare të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës në mesin e të cilave edhe Kosova, rikonfirmuan mbështetjen e pakusht për Ukrainën që po vazhdon të përballet me luftën kundër agresionit rus”, njofton FSK.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.