Gazeta10

Java e Gruas, kërkohet barazi

Raporti: Fjolla Xheladini/Kanal10

Ka vazhduar dita e dytë e edicionit të dhjetë të Javës së Gruas, në të cilën u kërkua që të fuqizohet edhe më shumë roli i grave në shoqërinë kosovare. Gjatë diskutimit, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se partia që ai drejton po e zbaton platformën 50/50 për barazi gjinore në këtë subjekt. Derisa, ambasadorë e senatorë kërkuan që të fuqizohet roli i të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Barazi gjinore u kërkua edhe në ditën e dytë të Javës së Gruas.

Krerë të partive, ambasadorë e senatorë të vendeve të ndryshme, kërkuan fuqizimin e rolit të gjithsecilit, pa dallim gjinie.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë diskutimit me pjesëmarrës të shumtë, tha se partia që drejton është duke e zbatuar platformën 50/50, e cila ka për synim barazinë gjinore në subjektin e tij.

E paqe, prosperitet dhe siguri në Kosovë por edhe në Ballkan kërkoi ambasadori jorezident i Kanadasë në Prishtinë, Alan Boëman.

“Ne duam të shohim Kosovën dhe Ballkanin në përgjithësi në paqe, prosperitet dhe siguri. Cila është mënyra më e mirë për të bërë këtë, në pikëpamjen time duhet të sigurohemi që disa vlera universal, të cilat i ndajmë të kuptohen mirë në dy anët e Atlantikut dhe të punojmë bashkërisht që t’i promovojmë ato” – Alan Bowman, Ambasador i Kanadasë në Prishtinë

Edhe senatori amerikan, Ritchie Torres, tha se duhet të fuqizohet përfaqësimi për të gjithë qytetarët, pa asnjë diskriminim gjinor.

“Ne duhet të fuqizojmë përfaqësimin për të gjithë qytetarët, pavarësisht etnicitetit, racës apo orientimit seksual. Kjo ka një potencial për prosperitet qytetarët, pasi vetëm demokracia ka sjell një person si unë ne realizimin e ëndrrave ku kam shkuar deri në kongresin e ShBA-ve”- Ritchie Torres, Senator Amerikan

Aktiviteti “Java e Gruas”, për këto dy ditë mblodhi krerë të shtetit e aktivistë për të drejtat e grave.

Edicioni i dhjetë i Javës së Gruas, është organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik, me temën “Barabarësia: Parakusht për Ripërtërije të Demokracisë”.

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
vrasje
Dy meshkuj gjenden të pajetë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit  
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut