Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Je terroriste, kriminele”, “gënjeshtar”, “unë përfaqësoj popullin serb”, Krasniqi i VV-së përplaset me anëtaren serbe në KQZ

Gazeta10
21 November 2025 - 16:21

Anëtari i LVV-së në KQZ, Alban Krasniqi, ka shpërthyer në akzua ndaj anëtares serbe të KQZ-së, Gordana Laban, duke e quajtur si “terroriste” dhe “kriminele”.

Kjo ka ardhur pas deklarimeve që Krasniqi i ka bërë në drejtim të saj duke e quajtur si përfaqësuese të Listës Serbe dhe si dikush që nuk mbron interesin e qytetarëve serbë të Kosovës.

“Kulturën prej terrosite je, edhe kriminel, çfarë je edhe përfaqëson.. duhet me të ardhë marre. Kur të na përmend neve kulturën këtu. Sepse përfaqëson një subjekt që ka vra njerëz”, ka thënë Krasniqi në drejtim të Gordana Laban.

Laban i është përgjigjur duke i thënë se është përfaqësuese e serbëve të Kosovës dhe se s’është as kriminele e as terroriste.

“Ju po gënjeni”, ka thënë ajo

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.