
Belgzim Kamberi, hulumtues në Institutin për Politika Sociale “Musine Kokalari” në emisionin “Politiko” ka folur rreth takimit të nesërm në mes të Kurtit dhe Vuçiq.
Sipas tij, Kosova është në trenin e fundit për zbatimin e marrëveshjes, raporton Gazeta10.
“Nuk kom pritshëmri nga takimi i ditës së nesërme, dhe besoj që do të ishte befasi e mirë nëse do të kishte përparim, sepse pothuajse nesër është treni i fundit për zbatimin e kësaj marrëveshje duke marrë parasysh se shumë shpejt do të hymë në zgjedhje amerikane dhe nëse nesër nuk kemi një kthesë radikale të kësaj marrëveshje pothuajse marrëveshja cdo ditë e më shumë po shkon drejt dështimit”, tha ai.
Kamberit shton se kthesa radikale do të ishin zgjedhjet në veri të vendit./Gazeta10