Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Jemi një, atdheu mbi të gjitha” – pamje nga Parada Shqiptare në New York

Gazeta10
21 June 2026 - 16:41

⁰Organizata Albanian Roots ka publikuar pamje nga Parada Shqiptare që u mbajt në New York.

Mijëra shqiptarë u mblodhën mbledhur për të festuar identitetin, kulturën dhe trashëgiminë e tyre kombëtare.

Videot dhe fotografitë e shpërndara në rrjete sociale nga pjesëmarrësit por edhe vetë organizata, tregojnë rrugët e mbushura me flamuj kuqezi, veshje tradicionale shqiptare dhe atmosferën festive që përfshiu New Yorkun.

Në pamjet e publikuara shihen të rinj e të moshuar duke parakaluar së bashku, ndërsa tingujt e muzikës shqiptare shoqëronin manifestimin në zemër të Amerikës.

Parada Shqiptare konsiderohet një nga ngjarjet më të mëdha të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe organizohet çdo vit nga Albanian Roots, me synimin për të promovuar kulturën shqiptare dhe për të forcuar lidhjet mes komuniteteve shqiptare në Amerikë.

Pamjet e këtij viti kanë tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Shqiptarët kanë shprehur krenarinë për pjesëmarrjen masive dhe prezantimin e traditave kombëtare në një prej vendeve më të njohura në botë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.