
Profesori Dashamir Berxulli ka thënë se mungesa e investimeve në shëndetin mendor është një nga problemet që kërkon vëmendje më të madhe nga institucionet.
Sipas tij, trajtimi i shëndetit mendor nga ana profesionale do të parandalonte rastet e vrasjeve në Kosovë, raporton Gazeta10.
“Ne jemi një shtet i varfër i cili nuk investon në shëndetin mendor. Shteti dhe institucionet tona nuk e konsiderojnë si prioritet shëndetin mendor. Prandaj duhet të punohet në këtë drejtim, që të merren me individë të caktuar dhe të parandalojmë vrasjet e tilla”, tha Bërxulli./Gazeta10