Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Jep dorëheqje drejtori Ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, Besim Curri

Gazeta10
13 March 2023 - 10:10

Drejtori Ekzekutiv i Odës së Avokatëve, Besim Curri, ka dhënë dorëheqje pas disa dyshimeve të ngritura në opinion për kepërdorime të ndryshme, raporton Gazeta10.

Dorëheqja e tij është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Oda e Avokatëve të Kosovës.

“Bazuar në pretendimet e dhëna në këtë emision, sot në mëngjes, kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi, me t’u paraqitur në zyrat e OAK-së, ka ftuar në takim drejtorin Ekzekutiv, nga i cili ka kuptuar se i njëjti ka ofruar dorëheqjen e tij. Oda e Avokatëve të Kosovës siguron të gjithë anëtarësinë e saj dhe opinionin e gjerë se do të jetë në shërbim të të gjithëve pa dallim, gjithmonë duke respektuar ligjet në fuqi, dhe do të mbështesë profesionit e avokatit në kuadër të misionit të saj, kushtetues dhe ligjor”, thuhet në komunikatë.

Oda e Avokatëve të Kosovës në njoftimin e tyre thonë se kanë siguruar të gjithë anëtarësinë e saj dhe opinionin e gjerë se do të jetë në shërbim të të gjithëve pa dallim, gjithmonë duke respektuar ligjet në fuqi, dhe do të mbështesë profesionit e avokatit në kuadër të misionit të saj kushtetues dhe ligjor./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.