
Duke diskutuar lidhur me rastin e rëndë të vrasjes së Liridona Ademajt, publicisti Halil Matoshi në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”, në Kanal10, ka thënë se Pacolli është gjetur në mesin e njerzve kolateral.
“Ai do të duhej që të ngritë padi në gjykatën relevante e jo të na tregojë që është burrë i mirë se ne e dijmë”, tha Matoshi për ish presidentin Pacolli.
Ai tutje tha që Pacolli e ka për obligim të sqarojë këtë çështje deri në fund dhe kjo do të ishte në interesin madhor të publikut në gjykatë dhe jo në media.
Matoshi tutje tha që në gjykatë, polici e prokurori shpesh iu thuhet grave “hajt hajtohu se sen nuk është një shpullë.
“Ne jetojmë midis kriminelëve potencial andaj denimi është e vetmja formë që kriminelin e veçon prej neve”, tha Matoshi. /Gazeta10/