
Komentatori politik Jeton Zogjani, në Adresa tha se partitë kryesore në Kosovë po përdorin qasje të ndryshme në komunikimin me publikun dhe në menaxhimin e zhvillimeve politike.
Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës po aplikon një format të ri komunikimi me qytetarët, duke u dhënë më shumë hapësirë për të shprehur mendimet e tyre.
“LDK është duke praktiku këtë formë ‘hajde me folë’, po më doket interesant si formë. Njerëzit po kanë mundësinë me folë e me shprehe mendimin. Deri tani nuk është pa si format”, u shpreh Zogjani.
Ai shtoi se kjo qasje mund të ndikojë pozitivisht në afrimin e qytetarëve me proceset politike dhe në rritjen e debatit publik.
Në anën tjetër, ai kritikoi mënyrën se si Partia Demokratike e Kosovës po e trajton një incident të fundit politik, duke thënë se situata po përdoret për të rritur tensionin në skenën politike.
“PDK është duke mbajtë në lojë incidentin që ndodhi dhe gjuha po shkon duke u agravu në mes dy figurave kryesore, Sami Lushtaku dhe Albin Kurti. Kjo e ngjall një sentiment të jashtëzakonshëm te elektorati dhe mendoj se ka me i shërby”, tha ai.
Zogjani tha se polarizimi i tillë politik mund të ndikojë në mobilizimin e mbështetësve në periudhën para zgjedhjeve, duke rritur intensitetin e garës politike në vend.
Deklarate plotë: https://youtu.be/c8QmEokj8_8