Lajme

Joe Bidenin duket se e zë gjumi gjatë një takimi në Angola

Gazeta10
04 Dhjetor 2024 - 19:56

Shëndeti i presidentit Joe Biden dhe aftësia e tij për të kryer detyrat presidenciale vijojnë të jenë temë diskutimi, veçanërisht tani që mandati i tij po i afrohet fundit dhe transferimi i pushtetit te Donald Trumpi pritet në fillim të vitit të ardhshëm.

Sipas “The Telegraph“, debatet u nxitën edhe më shumë pas incidentit të fundit gjatë një takimi në Angola, ku duket se presidentin Biden e zuri gjumi ndërsa diskutohej një projekt për ndërtimin e një hekurudhe që do të transferonte minerale nga Kongo dhe Zambia.

Takimi kishte për qëllim të kundërshtonte ndikimin kinez në rajon, por duket se lodhja e presidentit e dominoi momentin.

Ky incident ka nxitur diskutime të reja rreth moshës dhe gjendjes shëndetësore të Bidenit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.