Gazeta10

Jorginho: E sigurt është që grupi ynë do të dhurojë spektakël, shpresat e Italisë janë te Scamacca

Mesfushori i Italisë, Jorginho foli për faqen zyrtare të UEFA-s përpara fillimit të Kampionatit Europian, Gjermani 2024, ku skuadra e Luciano Spalletti-t do të përballet në grup me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë.

I pyetur pikërisht për vështirësinë e grupit ku ndodhet Italia, ai theksoi se kanë kundërshtarë të fortë, ndërsa shtoi se e sigurt është që ky grup do të dhurojë spektakël për futbolldashësit.

“Po, është një grup i vështirë me ekipe të mëdha. Është një grup që do të na mbajë të zënë, por ne do të luajmë fort sepse edhe ne jemi një ekip i madh. Mendoj se do të jetë një shfaqje e shkëlqyer për ata që e duan futbollin”-tha fillimisht italiani.

Teksa i pyetur për Scamacca-n, mesfushori deklaroi se i besojnë shumë sulmuesit të Atalanta-s, pasi ka cilësi dhe potencial.

“Unë mendoj se mund t’i besojmë atij, ai mund të na japë shumë. Ai ka cilësi dhen potencial për të na ndihmuar. Ne presim shumë nga ai, si dhe nga të tjerët, ai duhet të japë më të mirën dhe të vihet në dispozicion të ekipit sepse në fund rëndësi ka grupi dhe ekipi”-u shpreh Jorginho.

NË FOKUS

image-78
Ndahet nga jeta gazetari dhe aktori kosovar
LAJMI-I-FUNDIT
Pamje shokuese teksa një burrë e rrah brutalisht një grua në Prizren
mirlind
Federata e Maqedonisë së Veriut reagon ndaj Mirlind Dakut: Kërko falje publike
cikloni
Cikloni në Itali, stuhitë afrohen në Ballkan dhe pastaj edhe në Kosovë
mjek-730x440-1-600x360-1
Vdes mjeku i njohur
komisiojii
​“Në villën e Radojiçiqit keni pi raki”/ “O zemlak, shefin ta kanë gjete në kipek me BIA-në” – Eskalon debati në Komision
5756utyty-1
E bëri shqiponjën para serbëve, UEFA e përjashton gazetarin kosovar
bes
Mes spekulimeve për ndarje, Bes Kallaku bën postimin që emocionoi të gjithë