
Debat i ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të analistit Krenar Shala dhe komentatorit politik, Halil Matoshi.
Matoshi i është drejtuar Shalës duke i thënë se 27 ligje i ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese sepse sipas tij njerëzit e Vetëvendosjes nuk dinë si të shkruajnë.
Shala i replikon Matoshit duke i thënë se janë shpifje, raporton Gazeta10.
“Ku i ka rrëzu, pse po shpif, kur ke dëgju ti që liderat e huajë të vijnë dhe të thonë Kosova është shembull për demokraci dhe sundim të ligjit”, tha ai në Politiko.
Ndërsa Matoshi i agravuar i drejtohet Shalës se ai po e mashtron publikun.
Më poshtë mund të ndiqni videon: