Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Jusuf Azemi: Punëtorët po vdesin, askush nuk po reagon

Gazeta10
16 Prill 2026 - 18:56

Kryetari i Sindikatës së pavarur të sektorit privat Jusuf Azemi, në emisionin Gazeta ka kritikuar ashpër institucionet e Kosovës për mungesë reagimi ndaj rasteve të vdekjeve në vendin e punës.

Ai bëri të ditur se gjatë 3 muajve të fundit janë regjistruar8 raste të vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës, duke e cilësuar këtë si një tregues të qartë të neglizhencës institucionale. Sipas Azemit, si qeveritë e kaluara ashtu edhe ajo aktuale nuk kanë treguar përkushtim të mjaftueshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e punëtorëve.

Ai theksoi se përveç mungesës së sigurisë, problem mbetet edhe mungesa e mbështetjes financiare për familjet e viktimave, të cilat shpesh janë nga kategoritë më të ndjeshme sociale. Azemi apeloi për masa urgjente dhe për rritje të përgjegjësisë nga të gjitha palët, në mënyrë që të parandalohet humbja e jetëve në vendin e punës.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/IWIbJifiivg

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.