
Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, po kalon në formë jetësore me Arsenalin, shkruan Gazeta10.
Xhaka është shndërruar në një nga lojtarët kyç të ‘Topçinjëve’ dhe për shumë kë ai është ndër më meritorët që sukseset e Arsenalit në ndeshjet e fundit.
Falë paraqitjeve të mira këtë sezon, reprezentuesi zviceran ka zgjuar interesimin e dy gjigantëve italianë, Juventusit dhe Romës.
Këto dy klube po planifikojnë që në afatin kalimtar të janarit t’i dërgojnë ofertë zyrtare Arsenalit për shërbimet e mesfushorit.
Roma ka qenë e interesuar edhe më parë për shërbimet e Xhakës, por kësaj gare iu është shtuar së fundmi edhe ‘Zonja e Vjetër’ të cilët po kanë problem të shumta në mesin e fushës.
Këtë stinor, 29-vjeçari ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar tri asistime në 17 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.
Xhaka ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2024 me opsion të vazhdimit edhe për një vit tjetër, teksa vlera e tij në treg është rreth 25 milionë euro. /Gazeta10/