Juventusi ka luajtur baras me rezultat 1-1 në shtëpi ndaj Salernitanës në kuadër të javës së 36-të në elitën e futbollit italian.
Niccolo Pierozzi shënoi në minutën e 27-të për rezultatin 1-0 në atë që në fund doli të ishte goli i fitores duke shfrytëzuar krosimin e Junior Sambias nga rivënia këndore.
Mysafirët nuk u ndalën më kaq dhe vazhduan tentimet për të gjetur golin e dytë në këtë ndeshje.
Junior Sambia (32’), Chukwubuikem Ikwuemesi (36’) patën nga një rast shënimi por Szczesny nuk e lejoi që të mposhtej për herë të dytë.
Rasti më i mirë për Juventusin në pjesën e parë i takoi Andrea Cambiasos (44’) i cili bëri një goditje të fuqishmë qe u ndal nga shtylla e majtë.
Në pjesën e dytë Juventusi mori lojën tërësisht nën kontroll dhe eventualisht në çastet e fundit të ndeshjes arritën ta barazojnë rezultatin.
Një ndër rastet më të mira në pjesën e dytë e pati Federico Chiesa (62’) i cili bëri gjithçka për ta çuar topin në rrjetë, por njëri nga mbrojtësit kundërshtar e largoi topin nga vija.
Juventusi iu afrua edhe një herë tjetër golit me anë të Fabio Mirettit të cilit në minutën e 87-të ia mohoi golin traversa.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 91-të, ku autor i saj ishte Adrien Rabiot i cili u asistua nga Manuel Locatelli për rezultatin përfundimtar 1-1.