
Këshilltari për media i zëvëndëskryeministrit Bislimi, Klisman Kadiu, ka mohuar se atij i është refuzuar pjesëmarrja në Tiranë duke thënë se pjesëmarrja e tij nuk ka qenë e planifikuar.
Ai ka demantuar shkrimet e mediave në Shqipëri se Bislimit i është refuzuar pjesëmarrja në këtë takim për shkak të protokollit.
“Lajmi i djeshëm për pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Bislimi në takimin joformal në Tiranë nuk është i vërtetë. Nuk ka qenë i planifikuar e aq më pak i konfirmuar. Meqë nuk ka patur asnjë konfirmim nga zëvendëskryeministri Bislimi, atëherë nuk ka mundur as t’i refuzohej pjesëmarrja apo prania e tij. Prandaj edhe raportimet nga disa media shqiptare në lidhje me refuzimin nuk janë gjë tjetër veçse spekulim dhe duke qenë i tillë veç mund të spekulojmë për origjinën e tij”, ka shkruar Kadiu./Gazeta10