Lajme

Kadiu konfirmon pjesëmarrjen e Bislimit në takimin në Bruksel

Gazeta10
17 Shtator 2024 - 8:31
F.B

Sot mbahet takimi i ri në kuadër të dialogut në nivel kryenegociatorësh. Këtë dje e ka konfirmuar Bashkimi Evropian.

“Mund të konfirmoj se takimi i radhës në nivelin e kryenegociatorëve do të jetë nesër në Bruksel. Rendi i ditës është mjaft i qartë. Është rruga përpara në zbatimin e marrëveshjes së rënë dakord. Dhe sigurisht, diskutimi për çështjet që po ndikojnë në normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha dje Stano.

Pjesëmarrjen e tij në takim e kanë konfirmuar edhe nga zyra e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Këshilltari i tij Klisman Kadiu, tha mbrëmë se Bislimi do të merr pjesë në takimin  në Bruskel.

“Zevendeskryeministri Bislimi do të jetë në Bruksel”, tha Kadiu për rtv21.

Ai tutje ka thënë se për “Për formatet në të cilat zhvillohen, publiku do të mbahet i informuar pas mbarimit të takimit”.

Mbajtja e këtij takimi ishte e pasigurt në fund të javës së shkuar meqë kishte mospajtime rreth agjendës së diskutimeve.

Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia do e fillojnë ditën me takimet e ndara ma emisarin evropian për dialog Miroslav Lajçak i cili më pas do mëtoj organizimin e takimit trilateral.

Ndryshe Bashkimi Evropian ka mirëpritur thirrjen e bërë nga ana e presidentit serb Aleksandër Vuçiq që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë dhe re integrimin e tyre në të gjitha institucionet e vendit.

Peter Stano zëdhënës i BE-së ka nënvizuar se Brukseli vazhdimisht ka ftuar Beogradin që të inkurajoj këtë gjë, ndërsa Prishtinën që të mundësoj re integrimin e serbëve të Kosovës.

BE gjithashtu përsëriti thirrjen e vazhdueshme për de-përshkallëzim si dhe për implementim të plotë dhe të menjëhershëm të të gjitha marrëveshjeve nga dialogu nga të dyja palët.

Zëdhënësi i BE-së nënvizoi se marrëveshjet e dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, parashikojnë hapat dhe procedurat konkrete, gjithnjë duke respektuar kornizën ligjore të Kosovës. “Në këtë kontekst implementimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe është shumë i rëndësishëm”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.