
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka ironizuar me deklaratën e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në të cilën ka thënë se qeveritë e kaluara të vendit kanë bërë çdo gjë që është kërkuar nga Serbia.
Kadrijaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka ironizuar duke thënë se Beogradi e paska porositë Ramush Haradinajn me ua vendosë taksën.
“Sipas Albulena Haxhiut, Beogradi e paska porosit kryeministrin Haradinaj që ta formojë Ushtrinë, t’ia kthejë Trepçën Kosovës dhe ta pavarësojë Kosovën energjetikisht”, ka shkruar ajo./Gazeta10