Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kadrijaj ministrit Murati: Ruaju se po të rritet hunda si e Pinokios

Gazeta10
17 November 2022 - 15:05

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka rikujtuar projektbuxhetin e vitit 2023, i cili po diskutohet sot në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta10.

Kadrijaj e ka quajtur “buxhet të gënjeshtrave”, ndërsa e ka këshilluar ministrin e Financave, Hekuran Murati që të ketë kujdes të mos i rritet hunda si personazhit Pinokio nga gënjeshtrat.

“Ju supermenat e kësaj Qeverie që keni ardh me shkopin magjik, a po i shifni se ku e keni sjellë këtë vend dhe mund ta quaj këtë buxhet buxhet të gënjeshtrave dhe ruaju ministër se po ju rritet hunda si e Pinokios dhe s’kemi çka me tregu për këtë buxhet”, tha Kadrija në Kuvend./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.